Flash News

Kosova

Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani është emëruar zyrtarisht si Presidente e Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Përmes një njoftimi nga presidenca thuhet se ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Thaçi dha dorëheqjen pasi Gjykata Speciale e Hagës pasi i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, së bashku me disa ish-luftëtar të tjerë të UÇK për rreth 100 krime lufte.

Njoftimi:

“Dr.Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00.”

Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës duke e lënë bosh atë pozicion. Tani, siç përcakton edhe Kushtetuta, do të jetë kryeperlamentarja Vjosa Osmani ajo që ushtron detyrën e Presidentit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një njoftimi nga presidenca thuhet se ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Të fundit