Flash News

Kosova

Vjosa Osmani nderohet nga NATO me çmimin prestigjioz

Vjosa Osmani nderohet nga NATO me çmimin prestigjioz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është vlerësuar me Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, një çmim prestigjioz që nderon gratë lidere për rolin e tyre në promovimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në nivel global.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Osmani e cilësoi këtë nderim si një dedikim për popullin e Kosovës, dhe veçanërisht për gratë që kanë qenë shtylla të qëndrueshmërisë dhe guximit në historinë e vendit.
Ky çmim i takon grave të Kosovës që me dinjitet dhe përkushtim kanë udhëhequr rrugën drejt lirisë dhe paqes,” u shpreh Osmani, duke theksuar se ky vlerësim është një simbol i mirënjohjes për sakrificën dhe angazhimin e tyre.

Presidentja solli në vëmendje gratë që kanë protestuar, luftuar, ndërtuar institucione dhe nënat që ende presin të zbulojnë fatin e të afërmve të zhdukur gjatë luftës. Ajo i quajti “kampione të të drejtave të njeriut” dhe “udhëheqëse të vizionit të ri demokratik”.
 

Të fundit