Flash News

Kosova

Vjosa Osmani për Ballkanin e Hapur: Në takimet e mbyllura me zyrtarët e BE ka dozë të madhe skepticizmi

Vjosa Osmani për Ballkanin e Hapur: Në takimet e mbyllura me

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”, ku Kosova nuk bën pjesë.

Në një intervistë për REL, Osmani tha se s’është e sigurt se SHBA-ja apo BE-ja e mbështesin, madje, sipas saj, në takimin që ka pasur me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken një çështje e tillë s’është ngritur për diskutim e as s’është kërkuar nga ana e Kosovës.  

Osmani thotë se në takimet e mbyllura me zyrtarët e BE ka dozë të madhe skepticizmi për këtë nismë.

“Unë nuk do të thosha me aq siguri që SHBA-ja apo Bashkimi Evropian e mbështesin Ballkanin e Hapur. Ne e kemi pasur një takim me sekretarin [amerikan] të Shtetit [Antony Blinken] dhe kjo çështje as nuk është ngritur, as nuk është kërkuar nga ana jonë. Në anën tjetër, në deklarata të disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit është thënë që parakusht për mbështetjen e plotë të kësaj iniciative nga ana e Shteteve të Bashkuara është që ajo t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Dhe, ju e dini, është një iniciativë me tri shtete, jo me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rrjedhimisht, parakushti themelor i SHBA-së, pra gjithëpërfshirja, akoma nuk është përmbushur. Të njëjtën gjë e kemi dëgjuar edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pra, nuk ka zyrtar të lartë të BE-së që neve na ka kërkuar që të hyjmë në Ballkanin e Hapur.

Përkundrazi, në takimet tona të mbyllura shprehet një dozë e madhe e skepticizmit nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Evropian në raport me këtë iniciativë.

Shtetet anëtare të BE-së dhe udhëheqësit e partnerëve të Ballkanit Perëndimor gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Qendrën e Kongresit Brdo, afër Lubjanës, më 6 tetor 2021.

Ne kemi shprehur shqetësimet tona që kanë të bëjnë me mungesën e gjithëpërfshirjes që nga lindja e iniciativës, që është parakusht, dhe mungesën e trajtimit të barabartë të të gjithëve. Kosova nuk hyn në nisma, në të cilat nuk trajtohet si e barabartë. Dhe, unë besoj që në ato nisma në të cilat Serbia ka rol kyç, ne as nuk mund të presim që të trajtohemi si të tillë.

Shqetësimet tjera kanë të bëjnë me çështje të integrimit evropian që mund të keqpërdoren si një dhomë pritjeje afatgjate. Pastaj, kemi shqetësime nga aspekti i ekonomisë dhe i sigurisë dhe të gjitha këto ua kemi bërë të ditura të gjithë partnerëve tanë dhe ata e respektojnë këtë qëndrim”, tha Osmani.

REL ndërhyn duke I kujtuar presidents se i dërguari [amerikan] për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se kjo është një nismë ekonomike dhe jo politike dhe do të ishte mirë të bashkoheshin.

Gjithçka, në fakt, është politike, sidomos kur Serbia ka rol kyç në të”, ka deklaruar e prerë Osmani.

 

Të fundit