Flash News

Kosova

Vjosa Osmani për BBC: Edhe unë kam qenë refugjate, brenda tri ditësh saktësohet data kur mbërrijnë afganët

Vjosa Osmani për BBC: Edhe unë kam qenë refugjate, brenda tri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova i pret me zemërgjerësi afganët.

Duke folur për situatën në Afganistan, në një intervistë për BBC, Osmani përmendi faktin se edhe ajo vetë ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë.

“Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe e ndjejmë këtë çdo ditë…askush nuk dëshiron ta lë shtëpinë e tij derisa nuk janë të detyruar për shkak të dhunës”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se brenda tri ditëve do të kuptohet saktë data kur do të vijnë refugjatët, edhe pse numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Kosovë ende nuk dihet.

 “Në fillim menduam se ata do të vinin për disa javë dhe se mund të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur…. brenda tri ditëve do të merret vesh edhe për datën e saktë se kur do të vijnë ata”.

Presidentja Osmani në këtë intervistë për BBC u bëri thirrje të gjitha qeverive demokratike që t’ia zgjasin dorën afganëve në këto momente.

“Askush nuk e lë vendin pse dëshiron, por për shkak të dëshpërimit… Nëse Kosova, një shtet i vogël mund ta bëjë këtë, çdo vend tjetër mundet…”.

 

Të fundit