Flash News

Kosova

Priti në radhë për të votuar, ​Vjosa Osmani: Kosova, demokracia më e zhvilluar në rajon

Priti në radhë për të votuar, ​Vjosa Osmani: Kosova,

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe i shoqi Prindon Sadriu, kanë votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike.

Pasi votoi, Osmani është prononcuar për mediat dhe tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon.

“Sot është dita vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontribut duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili legjitimohet parlamenti i ardhshëm dhe pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime që kanë rëndësi për jetën e tyre”, deklaroi Osmani.

Të fundit