All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ-së Valdete Daka

All - Paragraf - 1

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ-së Valdete Daka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga detyra kryetaren e KQZ-së së Kosovës Valdete Daka. Në arsyetimin e Presidentes, të publikuar nga mediet kosovare, thuhet se kryesuesi i institucionit të KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

All - Paragraf - 3

"Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese. janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Më herët gjatë ditës së sotme, Vjosa Osmani i kërkoi Valdete Dakës që të jepte dorëheqjen. Valdete Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë.

Të fundit