Flash News

Kosova

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova sërish në zgjedhje

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova sërish në zgjedhje

Kosova shkon sërish në zgjedhje.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nxjerrë sot dekretin që do të shpërndajë Kuvendin e Kosovës. 

“Jam këtu përpara jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës. Andaj sot në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit”, tha presidentja.

“Kushtetuta nuk tekst ceremonial, është kontrata jonë e përbashkët si shtet, është kufiri që politika nuk mund të kalojë dhe busulla që institucionet nuk mund të humbasin.

Mbrëmë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit të ri dështuan. Ky dështim nuk ishte as rastësor, as i pamenduar. Por, përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar, për fat të keq”, tha ajo.

Sipas saj, neni 86 i Kushtetutës duhet të zgjidhjet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.


“Mandati im përfundon më 4 prill 2026. Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi të zgjidhte presidentin e ri. Ky afat ka skaduar mbrëmë në mesnatë. Pra, nuk kemi të bëjmë me një debat politik. Kemi të bëjmë me një fakt të qartë kushtetues”, tha ajo. 

Osmani tha se në përputhje me nenin 82 dhe 86 të Kushtetutës ka vendosur të shpërndajë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të shpallë zgjedhje të reja pas konsultimeve që do t’i ketë partitë politike

“Natyrisht që qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje. Këtë situatë e ka krijuar dështimi i Kuvendit për ta kryer detyrën e tyre kushtetuese. Askush nuk do të duhej të dëshironte një tjetër cikël politik, sidomos në këtë moment që vendi ka nevojë për stabilitetit. Por, këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshme e me qëllime të rrezikshme”, tha ajo.

 

Të fundit