Flash News

Kosova

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik ku po qëndron për vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë.

Gjatë vizitës, presidentja Osmani ka zhvilluar takime edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe me Monsignor Paul Richard Gallagher, Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet.

Ajo theksoi se gjatë takimit me Papën ka përcjellë shpresën dhe besimin e popullit të Kosovës që Selia e Shenjtë të marrë vendimin e shumëpritur për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, duke njohur vuajtjet e gjata të popullit tonë për të jetuar i lirë, i pavarur dhe në demokraci”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, një vendim i tillë do të kontribuonte jo vetëm në mirëqenien dhe suksesin e Kosovës, por edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në kontinentin evropian.

 

Të fundit