Flash News

Kosova

Von Der Leyen: Do të lobojmë për heqjen e vizave për Kosovën

Von Der Leyen: Do të lobojmë për heqjen e vizave për

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka ofruar mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Mesazhin e saj e ka përcjellë përmes një letre dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Von Der Leyen shkruan se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në. Po ashtu, ajo thekson rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut.

Më tej, presidentja e Komisionit Europian ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për lobim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të fundit