Flash News

Kosova

Von der Leyen viziton Kosovën, pritet nga Presidentja Osmani

Von der Leyen viziton Kosovën, pritet nga Presidentja Osmani

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka nisur të mërkurën vizitën në Kosovë, duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për media pas takimit mes Osmanit dhe von der Leyenit.

Më pas, sipas njoftimit të ekzekutivit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me shefen e Komisionit Evropian në orën 13:40 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Më 8 gusht të këtij viti, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e kishte informuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se zyrtarë të bllokut evropianë nuk do të zhvillonin takime në ndërtesën qeveritare derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Sipas letrës së dërguar, vendimi mor pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit” që shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Pas publikimit të lajmit për këtë letër, zëdhënësi i Kurtit i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë./ REL

Të fundit