Flash News

Kosova

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë, pezullohen nga detyra 4 efektivë

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë, pezullohen

Katër efektivë të Policisë në Kosovë janë pezulluar nga detyra pas ngjarjes tragjike, ku tre ditë më parë Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë bashkëshorten e tij shtatzënë.

35-vjeçarja u qëllua me armë para maternitetit, ndërsa çifti mësohet se ishin në proces divorci.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook pezullimin e efektivëve. Sipas tij, gjetjet e deritanishme do të dërgohen në prokurori.

“Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim. Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”, ka shkruar Sveçla.

 

Të fundit