Flash News

Kosova

Vrasja e gruas shtatzënë nga bashkëshorti, qeveria e Kosovës paralajmëron shkarkime

Vrasja e gruas shtatzënë nga bashkëshorti, qeveria e Kosovës

Sokol Halili qëlloi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashi, duke e lënë të vdekur bashkë me foshnjën.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në një intervistë se pas verifikimit të ngjarjes nëse vërtetohet se ka dështuar institucioni përgjegjës për mbrojtjen e 35-vjeçares, do të ketë shkarkime.

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Ju garantoj nëse shohim që ka dështuar dikush do të ketë dorëheqje e shkarkim, por keni parasysh dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo.

Ministrja u shpreh se ngjarja mund të ishte parandaluar.

“Me urgjencë kemi mbledhur Grupin ndërministror. Sipas informacioneve nga policia viktima kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit”, shtoi Haxhiu.

 

Të fundit