Flash News

Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt, burg përjetë për Naim Murselin dhe ekzekutorin

Vrasja e Liridona Ademajt, burg përjetë për Naim Murselin dhe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe ekzekutorin Granit Plava, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa bashkëpunëtori tjetër, Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vite burg.

Vendimi u shpall të martën nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Fatime Dermaku, e cila e shpalli Murselin fajtor për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, me qëllim përfitimin e shumës së sigurimit të jetës së saj, rreth 260 mijë euro.

Sipas gjykatës, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë, ndërsa çifti po udhëtonte së bashku me dy fëmijët e mitur. Hetimet kanë nxjerrë në pah se Plava është paguar me 30 mijë euro për kryerjen e krimit dhe është pajisur me armë për realizimin e tij.

Prokuroria ka deklaruar se Murseli jo vetëm ka organizuar ngjarjen, por edhe ka qenë i pranishëm gjatë momentit të krimit, duke e mbajtur viktimën, në mënyrë që të mos i shmangej sulmit me armë.

Të fundit