Flash News

Kosova

Vrasja e trefishtë/ Njësia Speciale nis patrullimin në Deçan, ministri ultimatum autorit: Dorëzohu!

Vrasja e trefishtë/ Njësia Speciale nis patrullimin në

Njësia Speciale ka nisur patrullimin në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku po kërkojnë për autorin e vrasjes së trefishtë. Mbrëmjen e djeshme një sulm me armë u bë ndaj një autobusi me nxënës në fshatin Gllogjan, ku humbën jetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

Autobusi që u sulmua nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon ekspertiza. Forcat e Njësisë Speciale po kontrollojnë zonën përmes qenëve nuhatës.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë ultimatum autorit të vrasjes që të dorëzohet sa më shpejtë në polici. Përmes një konference për mediat, ai tha se janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për të kapur autorin dhe zbardhur ngjarjen.

“Tashmë kemi informacione të ndryshme, të cilat policia nën direktivat e prokurorisë është duke i trajtuar. Janë duke u trajtuar disa pista. Po ashtu, i bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet, për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët, kushdo që ndihmon vrasësit implikohet me vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që kapacitetet tona shtetërorë janë në dispozicion të zbulimit të rastit. Policia po koordinohet edhe me AKI”, u shpreh ai.

Të fundit