Flash News

Kosova

Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, vazhdon paraburgimi për “Kobrën”

Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, vazhdon paraburgimi për

Është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe të pandehurit tjetër R.S.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Medina Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me aktvendimin PPPS.nr.7/23 të datës 29.06.2023 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit  D.H, të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 03.09.2023, dhe ndaj të pandehurit  R.S, ashtu që të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 06.09.2023”, tha Gashi për mediat e Kosovës.

Dibran Hoxhaj, i njohur edhe me nofkën “Kobra”, pronari i lokalit të natës me të njëjtin emër në Prizren, është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu në orët e para të së martës së 3 janarit.

 Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti me të cilin po largoheshin pas sherrit në lokal, tre të rinj nga Kukësi.

Dibran Hoxhaj ka dosje të “pasur” në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste të tjera kur është bastisur nga Policia pas ngjarjeve që kanë ndodhur aty që kanë dashur dhe ndërhyrjen e uniformave blu.

Të fundit