Flash News

Kosova

Vrau kolegun e punës, Isuf Zogaj dënohet me 19 vjet burgim

Vrau kolegun e punës, Isuf Zogaj dënohet me 19 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 19 vjet burgim Isuf Zogajn, për vrasjen e kolegut të tij në Malishevë më 20 shtator të vitit të kaluar.

Zogaj është shpallur fajtor për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e gjykatës, thuhet se i pandehuri e ka pranuar fajësinë, me këtë rast gjykata e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë vjet, raportojnë mediat e Kosovës.

“I pandehuri I.Z., akuzohet se “Me datë 20 shtator 2023, rreth orës 07:15 minuta, në fshatin Bellanicë, Komuna e Malishevës, në parkingun e marketit “M…”, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës, me të arritur në vendin e cekur më lart, tani i ndjeri me veturën Fiat, ngjyrë e bardhë, i cili ishte duke shkuar në punë, ndërsa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E.”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit