Flash News

Kosova

Kosovë, vriten me armë zjarri dy politikanë të PDK-së në prag të zgjedhjeve lokale

Kosovë, vriten me armë zjarri dy politikanë të PDK-së

Vritet me armë zjarri Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mbrëmjes afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.

Mediat në Kosovë raportojnë se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të dvekur dy perosna, njëri prej të cilëve edhe Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së.

Dyshohet se Ademaj është vrarë se bashku me ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe në debat e sipër kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë qëlluar me armë ndaj njëri tjetrit.

I plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.  

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata pritet të nisë më 15 shtator.

Të fundit