Flash News

Kosova

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së, u qëllua nga bandat kriminale

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së, u qëllua nga

Një 55 vjeçar, ish ushtar i UÇK-së mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës.

Rreth orës 12:30, personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe nga një prej të shtënave 55-vjeçari, Veli Sadiku, ka mbetur i plagosur për vdekje teksa ndodhej në shtëpinë e tij.

Të shtënat kanë ndodhur në rrethin e Stalingradit dhe dy persona janë në arrati.

“Ky 55-vjeçar duket se është një viktimë shumë dramatike dhe shumë fatkeqe, e cila u ndikua vetëm nga fakti se ai jetonte aty pranë”, ka deklaruar prokurori francez, Olivier Caracotch.

Vajza e të ndjerit ka rrëfyer se gjithçka nisi papritur.

“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna armësh dhe më pas ajo pushoi. Pastaj filloi përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha vajza e tij, 23 vjeçe, e cila dëshironte të mbetej anonim.

Të fundit