Flash News

Kosova

Vritet në mënyrë horror anëtari i klanit famëkeq, i djegin kokën

Vritet në mënyrë horror anëtari i klanit famëkeq, i

 Anëtari i grupi kriminal Skaljar, Vidak Vujoviç është gjetur i vrarë dhe i djegur në fshatin Šteke, afër Podgoricës.

Vrasja u zbulua nga një banor i zonës, i cili ishte kthyer në fshat kur u ndesh me trupin e të riut që i ishte djegur koka dhe kraharori.

Këmbët e krahët kishin tatuazhe të shumtë që ndihmuan autoritetet të identifikonin të riun. Ai rezulton se është një person me precedentë penalë dhe dyshohet se është përfshirë në krime të ndryshme, pas të cilave qëndron klani Skaljar.

Pranë trupit të Vujoviç u gjetën dhe tre gëzhoja të cilat po analizohen. Gjetja e tyre tregoi se i riu është vrarë fillimisht me armë zjarri, më pas është djegur.

I riu ishte zhdukur para tre ditësh dhe nuk kishte kontaktuar me familjen. Këta të fundit nuk e kishin raportuar zhdukjen e tij, por kishin nisur ta kërkonin vetë.

Tashmë hetuesit po përqëndrohen tek kontaktet e fundit të të riut, telefonatat që ka kryer, mesazhet që ka shkëmbyer dhe takimet që ka zhvilluar. Në një prej tyre, është edhe ‘kyçi’ i zbardhjes së këtij krimi makabër.

Të fundit