Flash News

Kosova

Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegatët serb

Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin e Komitetit Politik Evropian në Kishinau.

Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Situata në Kosovë, së bashku me Ukrainën, u bë temë kryesore e takimit të Komitetit Politik Evropian. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është m e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.

Ai tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për shmangien e veprimeve unilaterale ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Të fundit