Flash News

Kosova

Vuçiç i prerë : Nuk flas me Kurtin pa liruar serbët

Vuçiç i prerë : Nuk flas me Kurtin pa liruar serbët

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, e ka bërë të qartë se nuk takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, pa liruar serbët e arrestuar në veri në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç deklaroi se kur të ulet në tavolinë me Kurtin do të diskutohet asocacioni.

"Pse gënjejnë, askush nuk i ka prekur policët e Kosovës, po hanë kek, rrush dhe pinë cola. Ata hanë dhe pinë mirë dhe nuk u mungon asgj.

Viktori më tha se mezi presin të marrin masa ndaj vendit tonë dhe është e qartë se ne nuk kemi asnjë faj. Unë nuk do të shkoj të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar",u shpreh Vuçiç.

Të fundit