Flash News

Kosova

Vuçiç nga Tirana: Çështjen e dinarit do ta zgjidhim me SHBA-në

Vuçiç nga Tirana: Çështjen e dinarit do ta zgjidhim me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga Tirana ditën e sotme  tha se shpreson që, në ditët në vazhdim, të gjendet një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai tha se, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, beson se “do të mund të gjendet një zgjidhje jo e mirë”, por që “do të nënkuptonte mbijetesën e qytetarëve serbë në Kosovë”.

Ai nuk dha detaje se si do të mund të dukej ajo.

Nga fillimi i shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Të fundit