Flash News

Kosova

Paralajmëroi pushtim të veriut të Kosovës, reagon kreu i kabinetit të Vjosa Osmanit: Vuçiç është totalisht i çmendur!

Paralajmëroi pushtim të veriut të Kosovës, reagon kreu i

Blerim Vela ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç pasi ky i fundit ka akuzuar vendet e QUINT-it si “gënjeshtarë” dhe sot gjatë gjithë ditës në media ka folur për “pushtim të plotë të veriut” pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit.

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Omani tha se deklarimet e tilla tregojnë se Vuçiç është totalisht i çmendur. Në një postim në “Twitter”, Vela u shpreh se presidenti serb duhet ose të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skaletën që po përdor.

POSTIMI I PLOTË:

Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealerin ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë

 

Të fundit