Flash News

Kosova

Vuçiç pas takimit me Palmer dhe Lajçak: Besoj në mundësinë e arritjes së kompromisit me Kosovën

Vuçiç pas takimit me Palmer dhe Lajçak: Besoj në

Një ditë pas vizitës në Kosovë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer zhvilluan sot një vizitë zyrtare në Beograd,  ku janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas takimit, presidenti serb tha se së shpejti do të vazhdohet dialogu me Kosovën dhe se beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje kompromisi.

Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiç në Instagram,  

Edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka zhvilluar takim me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer.

Një deklaratën e Qeverisë serbe është thënë se kryeministrja Brnabiç ka deklaruar gjatë bisedës se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para së gjithash ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

 

 

Të fundit