Flash News

Kosova

Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon ambasada amerikane

Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç publikoi në rrjetin social Instagram, një foto ku shfaqej harta e Kosovë e mbuluar me flamurin serb dhe brenda fotos ishte teksti: "Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë dhe nga kryqi mund të shihni ringjallje".

Ndërsa krahas fotos Vuçiç shkruante: “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por nuk harron dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe morëm çdo mësim në të cilin ishim humbës. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër”.

Publikimi i kësaj fotoje vinte në kuadër të 17 vjetorit të trazirave të marsit 2004, ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe tetë serbë ndërsa qindra të tjerë u lënduan. 

Kjo fotografi kontroverse ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë dhe në rrjetet sociale ka filluar një fushatë për t'i bërë report postimit të presidentit serb.

Ndërkohë që sot ka ardhur një reagim dhe nga ambasada amerikane në Prishtinë, e cila thekson se dialogu për njohjen e ndërsjellë nga të dyja shtetet duhet të jetë fokusi kryesor i secilit në këtë moment.

"SHBA mbështesin plotësisht Dialogun e lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke. Ne e kuptojmë se kjo do të kërkojë kompromis nga të dy palët. Status quoja është e paqëndrueshme ..." shkruhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Të fundit