Flash News

Kosova

Walker: Ajo që ka ndodhur në Reçak, ndryshoi fatin e Ballkanit

Walker: Ajo që ka ndodhur në Reçak, ndryshoi fatin e Ballkanit

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka kujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment historik që ndryshoi fatin e Ballkanit.

Kjo deklaratë e tij erdhi pak para promovimit të librit të tij të ri, “Reçak: Historia e një krimi lufte”, shkruajne mediat e Kosovës. 

Walker e përshkroi këtë moment si një nga më të rëndësishmit në jetën e tij.

“E gjitha që mund të them është se kjo është ajo prej dy ose tri ditëve më të rëndësishme të jetës sime. Nuk ka mendim tjetër në mendjen time se ajo çka ka ndodhur në Reçak është që ka ndikuar në ndryshimin e diçkaje që është e madhe sa i tërë Ballkani… Jam këtu që të mundohem t’i bind njerëzit që ta lexojnë librin për disa gjëra që ndodhën gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë Walker.


Libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” sjell rrëfimin personal dhe profesional të ambasadorit Walker, duke përshkruar rolin e tij në zbulimin dhe denoncimin e masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, ku forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë.

Kjo ngjarje ishte një pikë kthese për Kosovën, që më pas çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.

 

Të fundit