Flash News

Kosova

William Walker: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një fiasko e madhe

William Walker: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në

Ish-diplomati amerikan William Walker e ka konsideruar një fiasko të madhe procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Duke folur në A2 CNN, ai tha se, të akuzuarit janë mbajtur për vite të tëra në paraburgim pa prova konkrete dhe pa akses të plotë ndaj mbrojtjes, duke e bërë procesin të padrejtë.

“E shoh këtë proces që po ndodh në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë mbi 10 vite që të jetë një shkelje e së drejtës. Kështu që procesi në Hagë për mendimin tim është padrejtësia që rrjedh nga një tentativë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë përgjegjës për ato ngjarje.

Këta zotërinj, këta ish-drejtues të UÇK-së janë akuzuar, janë akuza pra për kryerjen e krimeve të luftës mbas bombardimeve dhe unë nuk kam parë prova për këtë gjë. Kam parë një proces shumë të gjatë nga ana ligjore, një gjyq që ka ndodhur pra në Hagë 10 vite hetime, katër vite ndalim, paraburgimi i këtyre zotërinjve, Hashim Thaçi, zoti Krasniqi dhe zoti Veseli dhe një apo dy të tjerë, janë ndaluar pa asnjë dënim që për mua është thjesht e padëgjuar.

Nuk kam dëgjuar kurrë njerëz që të akuzohen për një krim dhe të mos provohen fajtorë dhe të mbahen të ndaluar pa pasur akses te bota e jashtme për pothuajse katër vite. E shoh të gjithë këtë gjyq si një fiasko të madhe”, u shpreh ai.

Walker theksoi se krimet e luftës në Kosovë, përfshirë masakrën në Raçak, ishin kryer nga qeveria serbe dhe zinxhiri i saj komandues, ndërsa ish-udhëheqësit e UÇK-së nuk kanë dhënë urdhra për krime.

“Ju e përshkruat masakrën në Raçak. Unë e kam përshkruar si krime lufte. Ishte Slobodan Miloshevi drejtuesi i qeverisë, drejtuesi i një zinxhiri komande, i cili drejtoi ushtarët që vranë fshatarët në Reçak. Ky zinxhir komande ishte i qartë për të gjithë dhe ende ata nuk kanë shkuar drejt të gjithë zinxhirit urdhërues, për të shkuar tek pjesëmarrja e tyre në gjenocidin që u zhvillua në Kosovë në vitet 1999. Mendoj që nga fillimi ajo që ndodhi në Kosovë më përpara masakrës së Reçakut, qeveria në Beograd po kryente krime të tmerrshme lufte në provincën e Kosovës. Vazhduan ta bënin këtë gjë deri në fushatën e bombardimeve të NATO-s. Por deri në atë moment qeveria në Beograd po kryente krime të tmerrshme lufte”, theksoi ai .

Sipas tij UÇK-ja ishte e decentralizuar, me komandë rajonale, dhe luftimet kundër forcave serbe ishin kryesisht të organizuara nga drejtues lokalë, pa urdhra të qendrës së komandës. Sipas Walker, krime kanë ndodhur pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, por ato nuk ishin rezultat i urdhrave të liderëve të UÇK-së.

 

Të fundit