Flash News

Kosova

Xhudisti nga Kosova në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’

Xhudisti nga Kosova në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Përballë kishte italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë. Koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden score’.


Italiani mori tre gabime dhe Akil Gjakova kaloi për në gjysmëfinale.

Xhudisti nga Kosova ka marrë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin në raundin e parë.

Ndërkohë në raundin e dytë, Gjakova ka triumfuar ndaj xhudistit austriak Samuel Gassner.

Tani Akilit i duhet edhe një fitore për ta siguruar medaljen olimpike në Paris. 

 

Të fundit