Flash News

Kosova

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris. 

Sfida e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja kosovare vazhdoi me hapa të sigurt për ta siguruar medaljen e saj të artë të katërt në karrierë.

Në çerekfinale ajo arriti te mposht xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.

Por, Krasniqi pësoi humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit, duke u mposhtur nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti me ‘Ippon’.

Mirëpo, në duelin me Khorloodoi Bishrelt, Distria ishte fantastike, duke i fitoi Kosovës medaljen e bronztë.

Për medalje do të luftojnë pas pak edhe Nora Gjakova (e bronztë) dhe Akil Gjakova që ka siguruar medaljen e argjendtë, por synon të artën. 

Të fundit