Flash News

Kosova

Zbardhen pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave në Bruksel

Zbardhen pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi për

Zbardhen disa nga pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave në Bruksel .

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në parim mes palëve për situatën në Veri.

Sipas tij, Kosova është treguar e gatshëm që të mbështesë përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, drejt gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme.

Pikat kryesore të këtij drafti final janë sa vijon:

–  Të shtunën me datën 2 tetor, forcat e KFOR do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe disa orë pas vendosjes së tyre, do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe me zhvendosjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës.

Njësitë e KFOR do të qëndrojnë në vendkalimet kufitare afërsisht dy javë dhe mund të largohen nga vendkalimet pastaj në rast të qetësimit komplet të situatës.

–  Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës. Rrjedhimisht nga dita e hënë parashihet që asnjë qytetarë i Kosovës dhe Serbisë nuk do ketë më nevojë të vendosë tabela të përkohshme gjatë kalimit në territorin e shtetit tjetër.

–  Do të krijohet një grup punues me objektiv gjetjen e zgjidhjes përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. ky grup do ketë 6 muaj kohë për të mundësuar kalimin në zgjidhjen e përhershme, me çka edhe kufizohet afati i zbatimit të sistemit me afishe.

Të fundit