Flash News

Kosova

Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë

Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit

Të mërkurën, më 20 dhjetor, në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Kjo mbledhje simbolizon forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe do të mbahet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, duke nisur nga ora 11:00.

Në këtë takim të rëndësishëm do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe 130 deputetë nga të dy parlamentet – 70 nga Parlamenti i Kosovës dhe 60 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas axhendës së parashikuar, mbledhja do të hapet me himnet kombëtare të të dy vendeve, pasuar nga fjala e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca. Më pas, do të flasë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Mbledhja do të përmbyllet me fjalimet e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama, të cilët pritet të theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor mes dy shteteve shqiptare.

Të fundit