Flash News

Kosova

Zbardhet deklarata e Naim Murselit në gjykatë, bashkëpunëtori e nxjerr zbuluar

Zbardhet deklarata e Naim Murselit në gjykatë,

 “Jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Naim Murseli në seancën e sotme gjyqësore, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Edhe të pandehurit e tjerë, janë deklaruar të pafajshëm ose kanë zgjedhur të mos deklarohen, përveç Tomë Dodajt, që pranoi fajësinë.

Ai ngarkohet me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Tomë Dodaj i kishte shitur për 280 euro Naim Murselit armën me të cilën Granit Plava ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Liridona Ademaj u vra në 29 nëntor 2023. Ngjarja, e raportuar fillimisht si grabitje ngjalli shumë dyshime dhe reagime të mëdha nga ana e publikut. Dy ditë më vonë autoritetet arrestuan dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Prokuroria akuzoi Murselin për veprën penale “vrasje në bashkëkryerje”, Granit Plavën për veprën “vrasje” dhe Kushtrim Kokallën për veprën “marrëveshja për të kryer vrasjen”.

Identiteti i të akuzuarit të katërt, Tomë Dodajt, u bë publik më vonë.

 

Të fundit