Flash News

Kosova

Zbulohen rastet e para të variantit të ri të Covid-19, Kosova mbyll kufijtë me Britaninë e Madhe

Zbulohen rastet e para të variantit të ri të Covid-19, Kosova
Foto ilustruese, Prishtine

Varianti i ri i Covid-19 mbërrin edhe në Kosovë. Autoritetet vendase njoftojnë zyrtarisht se janë zbuluar deri tani tre raste të prekur me variantin britanik.

Në këto kushte, Kosova ka vendosur të mbyllë kufijtë me Britaninë e Madhe.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media tha se nga 30 mostrat që u dërguan për analiza në Gjermani, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra tri mostra kanë rezultuar pozitive në testimin preliminar në variantin B117”, ka thënë Zemaj.

Të fundit