Flash News

Kosova

Zëvendëskryeministrit të Kosovës i ndalohet vizita në Beograd, autoritetet s’i garantuan sigurinë

Zëvendëskryeministrit të Kosovës i ndalohet vizita në

Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit nuk iu është lejuar vizita në Beograd nga autoritetet serbe.

Mediat në Kosovë shkruajnë se zyrtari i lartë është kthyer në Kosovë pa mundur të realizojë vizitën e planifikuar në Beograd, pasi ishte parashikuar të merrte pjesë  në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”.

Dushan Janjiq organizator i konferencës në të cilën ka pasur të marrë pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar për Gazetën Express se numrit dy të Qeverisë së Kosovës i është dashur të kthehet prapa në Kosovë sepse autoritetet e Serbisë s’kanë garantuar sigurinë e tij.

 

 

 

Të fundit