Flash News

Kosova

Zgjedhja e presidentit nga populli, Osmani procedon amendamentet

Zgjedhja e presidentit nga populli, Osmani procedon amendamentet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nga populli.

Sipas saj, amendamentet në fjalë janë hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011 dhe tani janë dorëzuar për shqyrtim në Kuvendi i Kosovës.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka deklaruar Osmani.

Nisma e saj vjen në një moment të tensionuar politik, në prag të skadimit të afateve për zgjedhjen e presidentit të ri në Kuvend.

Për miratimin e amendamenteve kushtetuese kërkohet shumicë e cilësuar e votave të deputetëve, përfshirë edhe votat e deputetëve nga komunitetet joshumicë

Të fundit