Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Zgjedhje pa fitues absolut në Kosovë, por me mesazhe për partitë

Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të mbajtura më 9 nëntor, krijuan një balancë të re lokale mes partive politike - me fuqi pothuajse të barabartë.
Bazuar në të dyja rundet e votimeve për kryetarë të 38 komunave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fituan secila nga shtatë komuna. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruajti udhëheqjen në pesë.
Nisma Socialdemokrate, Partia Turke KDTP dhe iniciativa e Ramiz Lladrovcit siguruan nga një komunë secila. Ndërsa, Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe.
Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se këto rezultate nuk kanë prodhuar një fitues apo humbës të qartë në nivel partie.
“Në përgjithësi, është një shpërndarje shumë e llojllojshme e fituesve - gjë që, logjikisht, nuk lejon të ketë fitues apo humbës absolut. Por, gjithsesi, partitë do ta interpretojnë sipas dëshirave të tyre”, thotë ai.
Në të njëjtën linjë është edhe politologu Dritëro Arifi, i cili thekson se Lëvizja Vetëvendosje ka dëshmuar një përhapje më të gjerë gjeografike sesa në zgjedhjet e mëparshme, megjithëse në nivel asambleje ajo mbetet forca e tretë.
“Është një balancë interesante. Me asamble, LVV-ja është në vendin e tretë, por me komuna (kryetarë) është më mirë se ka qenë para katër ose tetë vjetësh. Unë do të thosha se jemi duke parë një fragmentarizim të pushtetit lokal - me një rënie të lehtë edhe të PDK-së në krye të komunave, por jo në nivel asambleje”, shpjegon Arifi për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Muhaxhirit, partitë do ta matin suksesin e tyre në bazë të fitores në qendrat kryesore.
“LDK-ja do të mbështetet te fitorja në Prishtinë, por duhet të merret parasysh se ka humbur dy bastione tradicionale: Fushë Kosovën dhe Obiliqin. Në anën tjetër, LVV-ja ka shënuar avancim të rëndësishëm, veçanërisht me fitoren në Mitrovicën e Jugut”, thotë Muhaxhiri.
Ai shton se PDK-ja nuk ka performuar mirë në këto zgjedhje, por ka arritur të ruajë Prizrenin - një nga komunat më të rëndësishme të vendit.
AAK-ja mbajti të gjitha komunat që i qeveriste më parë, gjë që, sipas Muhaxhirit, është një rezultat i qëndrueshëm.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan në një kohë të paqartësive politike në nivel qendror, teksa mbetet e hapur çështja nëse Kosova do të ketë një qeveri të re apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kjo do të qartësohet deri më 19 nëntor, kur përfundon afati për mandatarin e LVV-së, Glauk Konjufca, që të formojë dhe paraqesë qeverinë në Kuvend.
Analistët thonë se rezultatet lokale u japin partive një pasqyrë të qartë për përgatitjen e zgjedhjeve eventuale nacionale.
Arifi thekson se vetëm dy komuna - Prishtina dhe Mitrovica e Jugut - kanë peshë reale për matjen e forcës partiake.
“Fitorja në Prishtinë i jep një përparësi të lehtë LDK-së, por nuk është fitore absolute, sepse pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe shumë votues nuk i përkasin LDK-së. Por, nuk është matës i mirë vetëm kryetari i komunës dhe balotazhi. Shpeshherë kjo di të mashtrojë”, thotë Arifi.
Në të njëjtën frymë, ai shton se në Mitrovicën e Jugut, ku fitoi Faton Peci i LVV-së ndaj Arian Tahirit të PDK-së, asambleja komunale mbetet e fragmentuar - çka reflekton kompleksitetin e votës lokale.
Sipas Muhaxhirit, rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se nuk priten ndryshime të mëdha në skenën politike kombëtare, përveç nëse partitë ndryshojnë qasje.
Nëse partitë vazhdojnë me të njëjtin stil, LVV-ja “do të mbetet në populizëm”, ndërsa të tjerat do të vuajnë nga “mungesa e kreativitetit dhe guximit për të ndryshuar”, thotë ai.
“Nëse kjo gjendje ‘fotokopjohet’ në nivel qendror, nuk do të kemi dallime të mëdha nga sot”, shton Muhaxhiri.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët: rreth 40 për qind në rundin e parë dhe vetëm 32 për qind në balotazh.
Sipas Arifit, kjo tregon se qytetarët janë zhgënjyer nga ofertat politike, të cilat ende fokusohen në çështje bazike, si kanalizimi e ujësjellësi.
“Unë nuk kam parë kandidat, i cili me të vërtetë ka investuar shumë në një vizion apo program që mund të jetë i zbatueshëm në katër vjetët e ardhshëm. Ne ende flasim për kanalizim e ujë - në vitin 2025”, shprehet Arifi.
Muhaxhiri e sheh rënien e daljes në votime si mungesë motivimi dhe sinjal paralajmërues për partitë para zgjedhjeve të mundshme parlamentare.
“Votuesit kanë kritere reale dhe të sakta. Ata nuk panë ofertë të besueshme... Mesazhi është i qartë: nevojitet politikë racionale dhe më pak polarizuese”, përfundon Muhaxhiri./REL
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56