Flash News

Kosova

Zgjedhjet e 17 tetorit, nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë

Zgjedhjet e 17 tetorit, nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Fushata do të zgjasë një muaj, por nisur nga situata e pandemisë, disa nga subjektet politike kanë premtuar se do të shfrytëzojnë vetëm 5 ditë.

Ky vendim nga subjektet që do të garojnë në këto zgjedhje u mor për të shmangur tubimet e mëdha që mund të sjellin rritje të shifrave me koronavirus.

Pavarëisht kërkesës, presidentja Vjosa Osmani njoftoi pak ditë më parë se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije se të drejtën për të votuar e kanë 1 milion e 885 mijë qytetarë.

Të fundit