Flash News

Kosova

Zgjedhjet e parakohshme në Veri të Kosovës, Lista Serbe nuk merr pjesë

Zgjedhjet e parakohshme në Veri të Kosovës, Lista Serbe nuk merr

Këtë të diel në Veri të Kosovës po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale. 19 qendrat e votimit, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë u hapën në orën 07:00, ndërkohë që qytetarët do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit lokale.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095. Qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave do u drejtohen qytetarët në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan..

Janë 18 mijë e 118 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto qendra.

Në përgjithësi, numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të katër komunave është 11, ndërsa më shumë se 60 kandidatë janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për dy kuvendet komunale.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Të fundit