Flash News

Kosova

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Osmani takime me përfaqësuesit e partive për caktimin e datës

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Osmani takime me përfaqësuesit e
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Në tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. Për caktimin e datës, presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me partitë politike.

Takimet e Osmanit do të zhvillohet pasdite. Zgjedhjet e fundit vendore për 38 komunat, janë mbajtur në tetor të vitit 2017. Sipas legjislacionit të Kosovës, caktimi i datës së zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para tetorit.

2021-shi ishte një vit zgjedhjesh në Kosovë. Më 14 shkurt u zhvilluan zgjedhjet parlamentare që nxorën fituese LVV. Pas marrjes së detyrës nga qeveria Kurti, u zgjodh edhe Presidenti i ri i Republikës, Vjosa Osmani.

Të fundit