Flash News

Kosova

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vuçiç thirrje serbëve: Të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vuçiç thirrje serbëve:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ka drejtuar një thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë, ndërsa pritet të mbahen zgjedhjet lokale në 17 tetor.

Në një dalje për mediat, Vuçiç ka kërkuar nga serbët të dalin masivisht në zgjedhje dhe e të luftojnë për të drejtat e tyre.

Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, deklaroi Vuçiç.


 


 

Të fundit