Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Fiton Vetëvendosje, por formimi i qeverisë është në pikëpyetje

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Fiton Vetëvendosje, por formimi i

Dy ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, analistët kanë tashmë të qartë edhe parashikimet e tyre.

Analisti Milaim Zeka deklaron se në zgjedhjet e 14 shkurtit fitues do të dalë partia Vetëvendosje e Albin Kurtit.

I ftuar në Top Talk, Zeka thotë se problem kryesor mbetet posti i presidentit, sepse nëse nuk zgjidhet vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Fitorja nuk do të jetë ashtu siç e pretendon Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Fitorja nuk do të jetë as sipas sondazheve. Vetëvendosja do të fitojë 40%, maksimumi 41% të votave, që përkon ndoshta me 45-46 mandate.  

Por, janë dy probleme. Në rastin konkret, formimi i qeverisë është problem dytësor. Problemi kryesor është presidenti. Mos zgjidha e presidentit neve na çon automatikisht në zgjedhje të reja. Do të kemi zgjedhje prapë. Se kur, nuk e di, brenda disa muajve apo brenda muajit tetor, varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Të fundit