Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, BE: Presim që të zhvillohen sipas standardeve evropiane

Zgjedhjet në Kosovë, BE: Presim që të zhvillohen sipas
Foto ilustruese

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve në Kosovë ka reaguar Bashkimi Evropian.   Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Ana Pisonero, tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje kredibile, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Gjykata Kushtetuese vendosi që qeveria “Hoti” nuk ishte legjitime, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Të fundit