Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Fushata e përqëndruar te sigurimi i vaksinës anti-Covid, çfarë po premtojnë partitë

Zgjedhjet në Kosovë/ Fushata e përqëndruar te sigurimi i
Foto ilustruese

Na ndajnë rreth një javë nga zgjedhjet në Kosovë dhe një nga premtimet kryesore të partive që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit është sigurimi i vaksinës anti-Covid.

LDK-ja që aktualisht ka drejtimin e vendit dhe që synon edhe një mandat tjetër ka premtuar sigurimin e 1 milionë e 800 mijë vaksinave. Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u angazhua për të vaksinuar 60 për qind të popullsisë në Kosovë.

Në të njëjtën linjë edhe PDK-ja ka premtuar se do të vaksinojë gjysmën e popullsisë përgjatë vitit 2021, ndërsa në 2022-in do të vazhdojë me pjesën tjetër. Kështu ka bërë me dije kandidati për kryeminstër, Enver Hoxhaj.

Edhe AAK-ja synon të vaksinojë mbi 60 për qind të popullsisë. Këto deklarata janë bërë ditët e fundit nga përfaqësues të partive në garë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fushata elektorale në Kosovë ka nisur zyrtarisht në datën 3 shkurt dhe po zhvillohen në kushtet që imponon pandemia Covid-19.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Të fundit