Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Konfirmohet koalicioni, Hoti-Pacolli me listë të përbashkët

Zgjedhjet në Kosovë/ Konfirmohet koalicioni, Hoti-Pacolli me
Behgjet Pacollit, Avdullah Hoti

Partitë politike në Kosovë sot kanë afatin e fundit për të deklaruar koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qendror Zgjedhor . Sipas KQZ-së deri në orën 18:00 të gjitha subjektet politike duhet të deklarojnë koalicionet.

Deri tani asnjë parti nuk e ka bërë një gjë të tillë, por pritet që LDK-ja dhe AKR-ja ta bëjnë zyrtar koalicionin sot.

Këtë vendim e ka konfirmuar Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit. 

“Sot, deri në orën 18:00, do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues”, shkruan Murseli në “Facebook”.

Të fundit