Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Zgjedhjet në Kosovë/ Konfirmohet, Vjosa Osmani garon në listë të përbashkët me LVV-në
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, zonja Arbërie Nagavci foli për bashkëpunimin mes partisë së saj dhe Vjosa Osmanit.
Ajo deklaroi se do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.
“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët.
Ne besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, tha nënkryetarja e Kuvendit.
Ndërsa për çështjen e koalicioneve me partitë e tjera, ajo tha për “Euroneës Albania” se nuk do të ketë të tilla.
“Nuk besoj se do të kemi koalicion. Jam e bindur që nuk do të kemi me ndonjë parti, të paktën prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje”, tha Nagavci.