Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.34 % e qytetarëve

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 11:00 kanë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  në Kosovë ka bërë me dije se deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë.

Përmes një deklarate për mediat, kreu i KQZ-së, Valdete Daka tha se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 %, apo 145 mijë e 650 votues.

 “Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, ka thënë Daka.

Qytetarët e Kosovës, me të drejtë vote kanë mundësi t’iu adresohen kutive të votimit këtë të dielë, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 11:00 kanë

Të fundit