Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Kanë ardhur 14, 625 fletëvotime nga diaspora

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Kanë ardhur 14, 625 fletëvotime

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka treguar se deri tani kanë votuar 14, 625 persona nga diaspora. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se fletëvotimet nga disapora po vijnë në Kosovë me masa të larta sigurie. Ndërkohë që emigrantët në Kosovë kanë kohë që në datën 12 shkurt për të votuar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani numri i pakove me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, tha Elezi.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Të fundit