Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listën për deputetë të ‘Vetëvendosjes’

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listën për

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikuar listat për deputetë të lëvizjes ‘Vetëvendosje’.

 Në votimin që u bë në KQZ, nuk mori 8 votat e nevojshme për t’i hapur rrugë certifikimit, por vetëm pesë me argumentin se nuk LVV ka zëvendësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvendësohen.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me partitë Nisma dhe AAK.

Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA e disa parti e lista te tjera.

Të fundit