All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk e certifikon sërish Listën Serbe

All - Paragraf - 1

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk e certifikon sërish Listën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

All - Paragraf - 3

Më 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime, KQZ ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sakaq, KQZ ka certifikuar 22 subjekte të tjera për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Para votimit u zhvillua një debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur mënyrën e votimit për certifikim. Me marrëveshje certifikimi i partive politike u bë veç e veç për subjekte politike.

Sekretariati i KQZ-së rekomandoi certifikimin e 23 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare.

Të fundit