Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ tregon se si do të votojnë shtetasit që jetojnë në Serbi dhe diasporë

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ tregon se si do të votojnë
Foto Ilustruese

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka treguar se si do të votojnë shtetasit që jetojnë jashtë kufijëve. Nga 13 janari e deri më 21 janar, ata do të mund të aplikojnë përmes postës për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlametare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Kjo vlen edhe për shtetasit e Kosovës, të përkatësisë etnike serbe, të cilët jetojnë jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi tha për Radion Evropa e Lirë se të ashtuquajturat pako të votimit duhet të arrijnë në kutinë postare të KQZ-së deri më 12 shkurt.

Ai ka shtoi që KQZ-ja ka bërë të ditura detajet në faqen e saj të internetit për mënyrën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, qoftë përmes kutisë postare, faksit të KQZ-së apo përmes adresës elektronike të shërbimit votues të KQZ-së.

Të fundit